Saturday, September 13, 2025

Hamilton fiton në Brazil, parakalim spektakolar ndaj Verstappen (Video)

Ka përfunduar gara e Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1.

Një tjetër fundjavë spektakolare e këtij sezoni e luftuar si në pies ashtu edhe jashtë saj, ku 2 rivalët për titull nuk zhgënjejnë sërisht.

Lewis Hamilton ju kthye fundjava përmbys kur u zbulua një parregullsi me sistemin e DRS, por pavarësisht penaliteteve, britaniku sërisht arriti të merrte fitoren, i nisur nga vendi i 10, duke marrë pikët kundrejt rivalit për titull, si edhe një fitore shumë të rëndësishme morale për 3 garat e mbetura.

Verstappen tentoi të jepte gjithçka për të ndaluar Hamilton, por nuk mundi t’i bënte ballë pilotit të Mercedesit, të ndihmuar dhe nga motorri i ri.

Vatteri Bottas edhe pse i nisur nga vendi i parë, nuk mundi të bente më mirë se nje vend i tretë duke marrë pikë të rëndësishme në luften për konstruktorë.

Ferrari me njeë rezultat solid me të dy pilotët arrin të rrisi distancen me McLaren në një tjetër fundjavë të dobët.

Renditja e pilotëve:

1. Hamilton

2. Verstappen

3. Bottas

4. Perez

5. Leclerc

6. Sainz

7. Gasly

8. Alonso

9. Ocon

10. Norris

11. Vettel

12. Raikkonen

13. Russell

14. Giovinazzi

15. Tsunoda.

16. Latifi

17. Mazepin.

18. Schumacher

19. Ricciardo (DNF)

20. Stroll (DNF)

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë