Friday, November 22, 2024

Grenell i del në krah Berishës: Soros financon Blinken

Ambasadori Richard Grenell, deklaroi se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po sfidohet nga një Gjykatë Ndërkombëtare, duke iu referuar asaj të Parisit, ku ish-kryeministri Sali Berisha e ka paditur për shpifje.

Grenell thekson se mbështetja financiare që Soros i jep Blinken dhe familjes së tij, përkthehet nga ky i fundit në sanksione që ndalojnë udhëtimet drejt SHBA të kundërshtarëve të manjatit amerikan.

Ky është një skandal, shkruan në Twitter Grenell.

“Sekretari i Shtetit Blinken po sfidohet në një Gjykatë Ndërkombëtare. Mbështetja e madhe financiare e familjes Blinken nga George Soros ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sanksionet e njëanshme për udhëtimet që vendos Blinken ndaj kundërshtarëve të Soros. Ky është një skandal”, shkruan Grenell, ndërsa ka etiketuar në postimin e tij kongresmenin Lee Zeldin. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë