Policia spanjolle ka goditur një tjetër grup kriminal që operonte në vend. Në kuadër të operacionit Albarrois që u krye në bashkëpunim me ekipin e policisë së Gardës Civile të A Coruña, kanë rënë në pranga edhe dy shqiptare.
Grupi ishte i njohur për grabitje të banesave në komuna të ndryshme të Galicisë dhe aktualisht akuzohen për katër grabitje të zbardhura në zonat Teo dhe Oleiros.
hetimi erdhi si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm nga Gara Civile për organizatat e dyshuara për grabitje. Si rezultat i hetimeve u zbulua një grup që tërhoqi vëmendjen e hetuesve.
Gjithashtu mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni pas të arrestuarve u gjet edhe një mjet i braktisur në një zonë pyjore pranë Vilalbër (Lugo) dhe brenda saj u gjetën prova që lidhnin drejtpërdrejt të arrestuarit me grabitjet e hetuara.
Sakaq dy shqiptarët e arrestuar janë vënë në dispozicion të Gjykatës së Betanzos, ndërsa operacioni vijon ende për identifikimin e pjesës tjetër të grupit.