Sunday, September 14, 2025

Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën e “pezullim nga detyra” për Armand Dukën

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të Armand Dukës, Ardian Haçit dhe Ilir Shulkut.

Ata nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kanë deklaruar se do të përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Prokurori: “Është nisur hetim lidhur me një sërë parregullsish të dyshuara si të konsumuara në mbledhjen e datës 24 janar.

Pas adminstrimit të vendimit pët “pezullim nga detyra”, prokuroria e ka zbatuar masën përmes policisë gjyqësore duke i njoftuar shtetasit.

Vendimi iu është bërë me dije personave.

Ne si prokurori kërkojmë vijimin e masës së sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimit të detyrës”.

Avokati Julian Mërtiri, përfaqësues ligjor i Dukës, Hiçit dhe Shulkut: Prokuroria pretendon se ka dyshime se Duka, Haçi, Shulku dhe Kokëdhima kanë konsumuar vepra të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Sqarojmë gjykatën se Shoqata Rajonale Tiranë funksion si OJF.

Provat provojmë tej çdo dyshimi se nuk ekzistojnë veprat penale për të cilat ka ngritur dyshime prokuroria.

Gjithë mbledhja është regjistruar me pamje filmke, të cilat i janë vënë në dispozicion prokurorisë. Procesi ka qenë tejet transparent dhe sipas kërkesave ligjore. Presidenti i FSHF nuk ka asnjë ndikim te Shoqata. Duka nuk ka asnjë kompetencë te Shoqata. Gjithë procesi organizativ i Shoqatës është regjistruar nga vetë organizatorët”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë