Friday, March 14, 2025

Gjendja kriminale në vend, Berisha: Grupet mafioze po bëjnë ligjin, frymëzohen nga Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër në lidhje me situatën e rendit në vend, pas ekzekutimit të djeshëm në Fier të 57-vjeçarit Demir Baçka, dhe grabitjes së banesës së biznesmenit Nazmi Çangu, ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Nikel të Krujës.

Sipas Berishës, këto grupe mafioze po bëjnë ligjin në vend, ndërkohë që Ministri i Mbrojtjess, Blendi Çuçi nuk ka bërë ende një prononcim në lidhje me këto ngjarje të rënda.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama, është frymëzues për bandat dhe veprimtaritë e tyre kriminale.

Rendi ne duart e mafies se droges dhe krimit. Ekzekutime mafioze, grupe grabitese dhe torturuese dhjeteshe bejne ligjin, narko ministri i familjes ne ahengje. Miq, mbreme nje grup mafjoz ne Fier ekzekutoi me bresheheri kallashi ne makinen e tij ne biznismen dhe pak ore me vone nje bande plaçkitese prej 10 vetesh e Nikel hyri me force dhe i preu gishtrinjt dhe e torturoi nje biznesmen tjeter dhe i grabiti kasaforten. Duke denuar me ashpersine me te madhe te akte mafioze te bandave kriminale qe bejne sot ligjin ne vend denoj gjithashtu kreun e meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoministrin e tij te familjes Çuçi si frymezues kryesor te krimit, droges ne narkoshtetin e Shqiperise. sb”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë