Një 37-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në afërsi të një kanali, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në Bypass-in e Shkodrës.
Viktima, e identifikuar si L.Q (K), lindur në Tropojë dhe banuese në Dobraç të Shkodrës, dyshohet se ishte pjesë e komunitetit rom të këtij qyteti.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Më 18 maj, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, pasi viktima ishte larguar nga banesa ku jetonin të dyja, më 8 maj.
Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.