Sunday, September 8, 2024

FOTO | Mjeti që përdorën rusët për të hyrë në uzinën në Gramsh

“Konfidenciale” ka siguruar foton e makinës që dyshohet se kanë përdorur dy shtetasit rusë dhe shtetsja ukrainsae për t’u afruar pranë uzinës ushtarake.

Siç shihet, automjeti është i regjistruar me targa ukrainase “AX 6200 IP”. Në makinën e rusëve është gjetur spraj paralizues dhe aparat fotografik.

Incidenti në Uzinën e Gramshit, ka ndodhur rreth orës 17:40 pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit, pasi një nga shtetasit rusë ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë, por ai është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç. Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë