Friday, November 22, 2024

“Foltorja” e Berishës shkon nesër në Dibër, ish-kryeministri: Vetëm të bashkuar fitojmë

”Foltorja”, nismë e ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha për ringritjen e Partisë Demokratike, do të zhvendoset ditën e nesërme në qytetin e Peshkopisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku u shpreh se nesër në orën 17:00, do të jetë në Pallatin e Kulturës së Peshkopisë.

Berisha ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë, pasi sipas tij, ata vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

”Njoftim!Diten e marte me daten 19 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te Peshkopise do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Peshkopise te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë