Fifi është përplasur ditën e sotme me aktoren Monika Lubonja në shtëpinë e “BBV”. Në fakt debati mes tyre nisi që në orët e para të ditës dhe mesa duket ka vijuar akoma. Ajo që bën habi është fakti se ato kanë patur një afrimitet me njëra-tjetrën dhe nuk dihet se çfarë ndodhi papritur mes tyre.
“Je duke e tepruar. Ndalu!”-i ka thënë Fifi.
“Hajt se ta tregoj unë ty. Kaq po të them. Ndalu ti jo unë!”- ia ktheu Monika.
Po ashtu në një moment debati agravoi deri aty sa Fifi iu drejtua me shkop në dorë aktores duke i thënë që të shkojë të flejë gjumë. “Hec, shko flej gjumë, hec vazhdo po të them“- dëgjohet duke i bërtitur Fifi asaj.