Thursday, November 21, 2024

Festival golash në Firenze/ Fiorentina i shkakton Milanit humbjen e parë

Milani tashmë nuk ka 0 në kolonën e humbjeve në Serinë A. Skuadra e Stefano Piolit ka bërë një hap të gabuar në luftën për titullin kampion, pas një humbje me shifrat 4-3 ndaj Fiorentinës e cila duket sikur i është kthyer viteve të arta.

Pritej një Milan sulmues dhe ashtu ishte në minuta e parë. Por pakkush priste gafën e Tatarushanu dhe Gabia të cilët i dhuruan Dunkan golin e avantazhit në minutën e 15. Kuqezinjtë u hodhën plotësisht në sulm për të barazuar duelin, por nuk arritën të gjenin rrjetën, edhe pse nuk munguan mundësitë me Rafael Leaon e Ibrahomviç. Kur dukej se do të vinte barazimi, në fundin e pjesës së parë erdhi goli i dytë i Fiorentiëns, me një kryevepër të Saponara.

Milani nisi pjesën e dytë në sulm, duke krijuar dy raste, por ishte Vlahoviç ai i cili tundi përsëri rrjetën e kuqezinjve. Ndeshja duket e mbaruar, por jo për Ibrahimoviç i cili u zgjua dhe brenda pak minutash shënoi dy herë në portën vendase, duke rihapur gjithçka. Milani vazhdoi furinë e sulmeve, por ishte përsëri talenti Vlahoviç ai që shfrytëzoi një gafë të Teo Hernandez për të çuar në katër numrin e golave për ekipin e tij. Këtu Milani u dorëzua, edhe pse në fund kishte kohë për një autogol që çoi shifrat në 4-3.

Kuqezinjtë nuk arritën kësisoj të bënin përsëri hapa para në kreun e renditjes, ndërsa Fiorentina po, duke iu bashkuar Lacios dhe Juventusit në një luftë të skuadrave që pretendojnë për zonën e Ligës së Kampioneve.

FIORENTINA-MILAN 4-3
15′ Dunkan, 45’+2′ Saponara, 60′, 86′ Vlahoviç / 62′ , 67′ Ibrahimoviç, 90’+6′ (ag) Venuti

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë