Friday, November 22, 2024

Erion Veliaj nuk i ndal sulmet ndaj FSHF-së

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj nuk i ndal sulmet ndaj FSHF-së. Bashkia Tiranë ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkun dhe Sekretarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Adrian Haçi, duke i akuzuar për shpërdorim detyre. Ndërkohë në një dalje për mediat, Veliaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj shtëpisë së futbollit në vend.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk tërhiqet nga synimet e tij për të marrë nën kontroll edhe futbollin. Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve për kreun e ri të Shoqatës rajonale të futbollit, Tiranë, numri 1 i bashkisë së kryeqytetit ka depozituar një kallëzim penal për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkun dhe Sekretarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Adrian Haçi. Padia është dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, me akuzën ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe, ‘Shpërdorim detyre’.

Në padi, Veliaj rendit një sërë shkeljesh, teksa thekson se ato janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kreu i bashkisë së Tiranës shfrytëzon çdo dalje publike për të sulmuar dhe shigjetuar Federatën shqiptare të futbollit.

Në fjalën e mbajtur në konferencën kombëtare për sistemin e kontrollit të brendshëm për mirëmenaxhimin e financave publike, kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë nuk i kurseu kritikat e tij ndaj institucionit më të lartë të futbollit në vend

Kujtojmë se lidhur me sulmet e Erjon Veliaj ndaj Federatës shqiptare të futbollit, ka reaguar edhe UEFA, që i ka cilësuar si të papranueshme këto ndërhyrje, ndërsa një delegacioni i institucionit më të lartë të futbollit Europian, pritet të mbërrijë në Tiranë shumë shpejtë./Syri Tv

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë