E sotmja ka qenë dita e bilanceve financiare tek Interi, ku ndër të tjera është prekur dhe çështja e futbollistit Kristian Eriksen.
Sipas raportit të publikuar nga mediat italiane, Interi është shqetësuar për faktin se lojtari kishte vlerë 18 milion euro dhe e gjithë kostoja u bie në kurriz zikaltërve. Gjithashtu, në raport theksohet se Eriksen nuk lejohet të luajë në Itali për shkak të problemeve të tij me shëndetin duke e mbyllur kështu aventurën tek Interi.
“Për sa i përket të drejtave të regjistrimit të lojtarit, Kristian Eriksen, vlera e të cilit më 30 qershor 2021 ishte e barabartë me 18.3 milion euro, duhet theksuar se pas një dëmtimi të rëndë të ndodhur gjatë Kampionatit Evropian në qershor 2021, pengohet nga autoriteti mjekësor italian nga aktiviteti sportiv për sezonin aktual.
Edhe pse kushtet aktuale të lojtarit nuk janë të tilla që të lejojnë ngarkesën e fitnesit sportiv në Itali, e njëjta gjë mund të arrihet në vende të tjera ku lojtari mund të rifillojë aktivitetin futbollistik.
Së fundmi, duhet theksuar se kompensimi nga UEFA është parashikuar për sezonin 2021-2022, pasi dëmtimi ka ndodhur teksa luante për kombëtaren në një kompeticion të organizuar nga vetë UEFA”, shkruhet në raportin e Interit.
Pra UEFA ka parashikuar një dëmshpërblim për Interin, pasi lojtari nuk do të jetë më në gjendje për të luajtur në Itali, por jo vetëm.