Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar që të shpallen “non grata” 10 ambasadorë të cilët kanë kërkuar lirimin e aktivistit, Osman Kavala.
Sipas Erdogan për 10 ambasadorët ka urdhëruar Ministrin e Jashtëm që të merret menjëherë me shpalljen e tyre “non grata”. Deklarata e këtyre ambasadorëve për lirimin e Osman Kavalas, Erdogan i ka cilësuar si të vrazhda dhe sipas tij askush nuk mund të japë udhëzime se si duhet qeveria turke të veprojë.
Osman Kavalës është një filantrop që ka qenë i burgosur për disa vite dhe që së shpejti do të përballet me akuza për spiunazh. Por gjykata turke vendosi javën e kaluar që të fillonte një seancë për gjyqin final të Osmanit në Maj. Ndërkohë Kavala është akuzuar nga Turqia edhe për lidhjet me filantropin George Soros.
“Shkojnë në shtrat dhe ngrihen Kavala, Kavala…! Kavala është dega turke e Soros! 10 ambasadorë vijnë në Ministrinë e Jashtme për të. Çfarë lloj vrazhdësie është kjo!? Çfarë mendoni se është ky vend? Kjo është Turqia! Turqia! Ky nuk është një shtet fisnor siç mund të mendoni. Nuk mund të futësh në një shteg, si dhënia e udhëzimeve këtu” tha Erdogan.
Sipas presidenti turk këta persona nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë shtetin turk dhe në këtë mënyrë duhet dëbuar.
“I dhashë udhëzimet e nevojshme ministrit tim të Jashtëm. I thash që duhet të merret menjëherë me këtë çështje, që 10 ambasadorët të shpallen persona non grata. Ata do ta shohin, kuptojnë dhe njohin Turqinë. Ditën që nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë Turqinë, do të largohen nga këtu” shtoi më pas Erdogan.