Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk dëshiron ta shohë Rusinë të “dërrmuar” nga një disfatë në Ukrainë.
Macron u kërkoi vendeve perëndimore të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin dhe tha se ai ishte i përgatitur për një luftë të zgjatur.
“Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj,” tha Emmanuel Macron për gazetën Le Journal du Dimanche.
Komentet erdhën pasi liderët botërorë u mblodhën në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Unë nuk mendoj, siç bëjnë disa njerëz, se ne duhet të synojmë një humbje totale të Rusisë, duke sulmuar Rusinë në tokën e saj”, theksoi ai.
“Ata vëzhgues duan, mbi të gjitha, të shtypin Rusinë. Ky nuk ka qenë kurrë qëndrimi i Francës dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi ynë”, shtoi presidenti i Francës.