Saturday, July 27, 2024

Emmanuel Macron: Dua fitoren e Ukrainës, por jo shkatërrimin e Rusisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk dëshiron ta shohë Rusinë të “dërrmuar” nga një disfatë në Ukrainë.

Macron u kërkoi vendeve perëndimore të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin dhe tha se ai ishte i përgatitur për një luftë të zgjatur.

“Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj,” tha Emmanuel Macron për gazetën Le Journal du Dimanche.

Komentet erdhën pasi liderët botërorë u mblodhën në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Unë nuk mendoj, siç bëjnë disa njerëz, se ne duhet të synojmë një humbje totale të Rusisë, duke sulmuar Rusinë në tokën e saj”, theksoi ai.

“Ata vëzhgues duan, mbi të gjitha, të shtypin Rusinë. Ky nuk ka qenë kurrë qëndrimi i Francës dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi ynë”, shtoi presidenti i Francës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë