Ndërsa shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit turk, i cili sot vizitoi vendin tonë, kryeministri Edi Rama theksoi se ambicia mes dy vendeve është që shkëmbimet tregtare të arrijnë në vlerën e 2 miliardë eurove
“Dua të përsëris edhe një herë, falenderimet me shprehjen me të sinqertë për vizitën sot në Tiranë, bashkë me pjesë të konsiderueshme të kabinetit të tij qeveritar, Ejvallah.
Jam shumë i kënaqur që mbajtëm takimin e dytë të këshillit të bashkëpunimit ku konfirmuam vendosmërinë për të forcuar karakterin strategjik të bashkëpunimit, zbatimin e marrëveshjeve dhe potecialin e kësaj marrëdhënieje.
Presidenti turk e përsërit sa herë takohemi që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron sic duhet potencialin mes dy vendeve. Ambicia jonë është që të arrijmë tavanin 2 miliardë euro për të celur më pas një fazë të dytë”, theksoi ai.