Një efektiv i Gardës së Republikës ka shkuar në spitalin e Durrësit i plagosur. Policia njofton se 29 vjeçari i identifikuar vetëm me inicialet M.G ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, nga Blutë e Durrësit janë arrestuar tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.