Sunday, December 22, 2024

E tmerrshme në Afganistan, talebanët i presin kokën volejbollistes dhe e postojnë në rrjetet sociale

Mahjabin Hakimi, një volejbolliste e Klubit të Volejbollit në Kabul, Afganistan, u masakrua nga xhihadistët në fillim të këtij muaji.

Sipas Indiatoday, trajneri i saj, i cili qëndroi anonim, ka treguar në një intervistë se ata i kanë prerë kokën volejbollistes në tetor, por askush nuk mësoi për vrasjen e tmerrshme pasi kryengritësit kishin kërcënuar familjen e saj që të mos fliste për të.

Trajneri i ekipit afgan të volejbollit të grave afgane tha se vetëm dy nga lojtarët e ekipit ishin në gjendje të iknin nga vendi para se talebanët të merrnin kontrollin e plotë në gusht.

Mahjabin Hakimi ishte në mesin e shumë sportisteve të tjera fatkeqe që u lanë pas. Por ajo që e rëndon më shumë këtë ngjarje malabre është se pasi talebanët i kanë prerë kokën, foto i kanë hedhur në rrjetet sociale.

Me talebanët që morën kontrollin mbi Afganistanin, të gjitha aktivitetet e grave në sferat sportive, politike dhe sociale kanë pushuar. Shumica dërrmuese e vajzave afgane vazhdojnë të ndalohen të ndjekin shkollën e mesme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë