Friday, May 9, 2025

E sulmuan pas humbjes me Realin, Koeman: Fansat e Barçës janë fanatikë

Ronald Koeman u ankua në konferencën për shtyp mbi atë që i ndodhi gjatë largimit nga “Camp Nou”, pas humbjes në klasiken e fundjavës së kaluar me Real Madridin.

Përveç kësaj, ai njoftoi se ende nuk ka vendosur për strategjinë që do të ndjekë me Ousmane Dembélé, nëse ai refuzon të rinovojë me Barçën.

Incidenti me fansat – “Unë nuk mendoj se ka zgjidhje. Për mua është një problem social. Janë tifozë fanatikë, ose njerëz me probleme arsimore. Nuk dinë se cilat janë normat dhe vlerat. Nuk duhet t’u kushtojmë shumë vëmendje atyre njerëzve. Me video-regjistrimin… tashmë i kemi këtu çdo ditë. Duket se ka qenë një pritë vetëm për mua, por duhet ta dini se me shumë lojtarë dhe familjet e tyre ka ndodhur e njëjta gjë. Është një problem social”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë