Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Kosovë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ku një tren pasagjerësh u përplas me një furgon.
Viktimat janë Fahri dhe Vlora Gjocaj, një çift fshati Ballaboç i Deçanit. Pavarësisht ndihmës që morën në spitalin e Pejës, ata nuk ia dolën të mbijetonin.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit fatal. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.