Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Levan të Fierit. Pas një konflikti në familje, një 80-vjeçar është plagosur me thikë nga djali i tij 41-vjeçar.
80-vjeçari Deli Vruzhaj, ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq Sokol Vruzhaj, është shoqëruar Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin. Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç. Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.