Friday, November 22, 2024

Dy rusë dhe një ukrainas sulmojnë ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në uzinën e armëve në qytetin e Gramshit.

Mësohet se dy shtetas rusë dhe një ukrainas kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit, pasi një nga shtetasit rusë ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë, por ai është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç.  Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë