Wednesday, December 25, 2024

Dy lojtarët e Bajernit rezultojnë pozitiv me Covid-19

Xhoshua Kimish dhe Erik Maksim Çupo-Moting kanë rezultuar sot pozitiv ndaj Covid-19. Lajmi në fjalë, i konfirmuar zyrtarisht nga Bajerni i Mynihut, ka bërë bujë për faktin e thjesht se të dy lojtarët ishin ata që “komandonin” grupin anti-vaksinë në radhët e bavarezëve.

Te klubi gjerman, përveç tyre janë edhe Gnabri, Musiala dhe Kuizans, të cilët kanë refuzuar deri tani vaksinat.

Por këta të fundit, deri tani kanë rezultuar negativ ndaj virusit, ndërsa gjatë ditë së sotme u bë e ditur se sulmuesi dhe mesfushori duhej të izoloheshin për shkak infektimit. Megjithatë, klubi ka qetësuar tifozët duke bërë të ditur se gjendja e të dyve është e mirë.

Në një situatë të tillë, mediat në Gjermani kanë bërë të ditur se Gnabri e Musiala po ndryshojnë mendje, ndërsa sipas “Bild”, të dy kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë