Pesë nga dhjetë ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë në Premier Ligën angleze, janë shtyrë për shkak së shumë futbollistë kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19.
Menaxherët e skuadrave në Angli, do të mblidhen të hënën për të diskutuar rreth krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Trajnerët e klubeve kryesore në Angli, kanë frikë se nëse rastet vazhdojnë të rritet edhe shumë ndeshje do të anulohen.
Pep Guardiola, trajner i skuadrës Manchester Cityt, ka anuluar të premten konferencën për media, pasi tha se është duke pritur rezultatin e testit për COVID-19.
Me gjithë rastet në rritje, trajnerët janë kundër që një prej ligave më të forta në botë, të ndërpritet si pasojë e COVID-19.
“Të ndërpriten ndeshjet i bie që të mos luajmë për një ose dy javë, që do të thotë se nuk do të luajmë pesë deri në gjashtë ndeshje. Kur do t’i luanim pastaj këto ndeshje?”, tha trajneri i skuadrës Aston Villa, Steven Gerrard.
Rregullat që përcaktojnë shtyrjen e ndeshjeve, u votuan nga drejtuesit e klubeve.
Nëse një klub ka në dispozicion 14 ose më shumë lojtarë, atëherë ndeshja nuk shtyhet.
Klubet do të pritet të përdorin edhe lojtarë nën 21 vjeç me përvojë të përshtatshme në Premier Ligë.
Deri të premten pasdite janë anuluar 19 ndeshje në të tre liga të ndryshme në Angli.