Italia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Dekarata vjen nga kryeministri italian Mario Draghi në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama në Romë.
Mario Draghi: “Nuk ka nevojë për fjalë, bashkësia shqiptare në Itali është shumë e gjerë. Studentët shqiptarë janë të shumtë. Sipërmarrjet italine në Shqipëri janë po ashtu shumë, edhe në këtë sektor jemi pranë. Bashkëpunimi me Shqipërinë, zhvillohet edhe në turizëm e shërbime Italia është pranë në cdo gjë Shqipërisë. Është e rëndësishmë për stabilitetin në Ballkan. Edhe bashkëpunimi sa i përket gjyqësori ecën shumë mirë. ka nisma të ndryshme mbi të cilat të dy vendet do të punojnë. Sot Rama do të firmosë, pjesëmarrjen në Komitetin ekonomik të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë. Do japim një mbështetje të plotë Shqipërisë”.