Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm njoftimin për marrjen e dozës së tretë së vaksinës antikoronavirus.
Personat mbi 60 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike, personeli shëndetësor, personat që punojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat mbi 18 vjeç që vuajnë nga sëmundje të caktuara duhet të vaksinohen për herë të tretë.
Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-it duhet të merret jo më herët se 6 muaj pas vaksinimit të dytë.
”MIRËMËNGJES
dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.