Këshilli ekzekutiv i LSDM ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Zoran Zaev dhe ka vendosur që partia të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzevska ka njoftuar se nga nesër do të hapet gara për liderin e ri dhe secili anëtar që është i interesuar mund të konkurroj.
Ajo shtoi se më 12 Dhjetor në Kongres do të votohet për liderin e ri partiak që më pas do të zgjedh edhe kryesinë e ngushtë partiake.
Zëdhënësja e LSDM po ashtu ka theksuar se Zaev pas 12 Dhjetorit do të ngelet në politikë dhe do të jetë një anëtar aktiv i LSDM-së. Këto zgjedhje vijnë në partinë në pushtet pas dorëheqjes së Zaevit nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit, pas humbjes në zgjedhjet lokale.