Friday, May 9, 2025

Disfata në zgjedhjet lokale/ Kurti: Rezultat jo i kënaqshëm për Vetëvendosjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha të hënën se rezultati i partisë së tij në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale “nuk është i kënaqshëm”.

Ky rezultat, tha Kurti, është pasojë e “disa defekteve të brendshme” që duhen analizuar, por edhe i “bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Lëvizjes Vetëvendosje”.

Kurti i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale u mbajt të dielën në 21 komuna të Kosovës. Në 17 komunat e tjera, kryetarët e rinj janë zgjedhur në rundin e parë, më 17 tetor. Nga 38 komuna, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar katër.

Ajo ka humbur edhe garën për kryeqytetin, Prishtinën, dhe për qytetin e dytë më të madh të Kosovës, Prizrenin.

Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, ndërkaq, Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë