Sunday, June 29, 2025

Deputeti i Lushnjës: Fermerët kanë braktisur serat dhe ikin për të punuar në Gjermani

Fermerët e Lushnjës kanë shkuar këtë të enjte para parlamentit, për të shtruar kërkesat e tyre.

Bashkë me ta, ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Ky i fundit, tha se fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha financiare.

Saimir Korreshi: “Fermeri do lekët në dorë. Deri dje thoshin që keni bërë magazina, por magazina nuk ka. Ata kërkojnë të kontrollohet bursa, se sa shitet realisht fruta-perimet. Nëse fermeri do të subvencionohej me kg, kjo do të rregullonte informalitetin. Nuk mund ta vjelësh nën kosto dhe të shitet shumë pak. Duhet të ketë një balancë. Unë e di problemin që në gjenezë. Sot, ata po lënë serat për të shkuar në Gjermani e për të larë borxhet për marrjen e këtyre serave. Në çdo komision, unë dhe kolegu Dash Sula, kemi folur. Unë kam folur më shumë se Lushnja ka qenë më e prekur. Unë kam kaq kohë që flas, e nëse nuk bëj disa foto me kastravec e presh, nuk tërheq vëmendje.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë