Anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force politike.
Demokratët do të zgjedhin drejtuesin e partisë për 4 vitet e ardhshme, me votimet që kanë nisur që prej orës 08:00 dhe do të përfundojnë në 18:00.
Kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, ish-drejtues i PD për qarkun e Kukësit.
Data 22 maj, u caktua nga Kuvendi i 30 prillit si dita kur do të zhvilloheshin votimet për kryetarin e ri të partisë.
Këto zgjedhje janë kontestuar nga pjesa tjetër e Partisë Demokratike, teksa pak ditë më parë Gjykata e Apelit pranoi ankimin e kreut të Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj, për mos njohjen e statutit të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.