Sunday, June 29, 2025

Covid-19/ Ulet numri i fataliteteve, rriten rastet e reja (Shifrat)

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se janë regjistruar 659 raste të reja me Covid-19, nga 3.934 testime të kryera.

Të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki:  316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës, nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin.

Ndërkohë, 8 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID 19. Viktimat janë të moshave 51-83 vjeç. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 543 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 146 pacientë, teksa raste aktive mbeten 6.397.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë: 3934 testime, 659 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 543 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3934 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki:

316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës, nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin.

Janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 659

Të shëruar në 24 orë 543

Të shtruar në spitale 146

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3934

Testime totale 1,269,535

Raste pozitive 179,463

Raste të shëruara 170,217

Raste Aktive 6397

Humbje jete 2,849

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3115

Durrës 742

Fier 724

Shkodër 486

Elbasan 233

Berat 221

Gjirokastër 186

Lezhë 182

Korçë 172

Kukës 151

Vlorë 121

Dibër 64

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë