Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vijuar vaksinimin me dozën e tretë.
Teksa është duke vijuar procesi, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) është duke parë mundësinë e një doze të katërt.
Në një deklaratë CDC është e mendimit se persona të moshës mbi 18 vjeç mund ta përballojnë edhe një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19.
“Qoftë Pfizer ose Moderna, do duhet të jenë në gjendje të bëjnë një dozë të katërt”, shkruhen në njoftim.
Doza e katërt duhet të jepet të paktën gjashtë muaj pas dozës së tretë përforcuese të vaksinave Pfizer ose Moderna, kjo sipas studimit të Qendraës të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).