Champions dhe Seria A, ja pse “Djalli” ka dy fytyra Milan-Porto vuri në dukje tri aspekte, dy ndër të cilat janë inkurajuese.
Edhe ai më pak pozitiv lë vend për mësime e mund të rezultojë i dobishëm, pasi një barazim me përmbysje lejon vetëm shpresa për mrekulli. Sidoqoftë, edhe pse një pikë në katër ndeshje Champions-i nuk vlen shumë, Pioli mund të mbështetet në anë pozitive përpara derbit.
Famën e “normalizuesit” e ka prej më shumë se një viti. Kështu është Pioli, kur has në vështirësi gjen gjithmonë zgjidhjen. Sidomos nëse alternativat nuk tradhtojnë. Njëri prej tyre është Kalulu, 21 vjeç, nga i panjohur në xhol brenda pak kohe.
Në Champions zuri vendin e Kalabrias edhe pse ka treguar se luan mirë edhe në qendër të prapavijës. Nëse Milani fitoi pikën e parë në Ligën e Kampionëve, i detyrohet një goditjeje të devijuar nga Mbembasë. Kalulu është një siguri, një alternativë e mirë për titullar, pse nëse pika e fortë është disi më përpara: Zhiru dhe Ibra, dyshja sulmuese prej më shumë se 800 gola në çift.
Francezi është 35 vjeç, Zlatan 40, i pari ka shënuar 4 gola dhe tjetri 3. Janë ata pjesa e çmuar e Piolit, stafeta e artë në provën kundër Interit. Për të mos u harruar, fakti se suedezi i ka shënuar 10 herë zikaltërve.
Milan në Champions duket si vëllai i ekipit që shohim në Serinë A. Sepse nga njëra anë është një ekip i pamposhtur, i pari në kampionat së bashku me Napolin, me mbrojtjen e dytë më të mirë (10 gola të pësuar) dhe sulmi i dytë më i mirë (25 ). Nga ana tjetër, është një skuadër me vetëm një pikë në 4 ndeshje dhe mbetet e lidhur në fije të perit pas kualifikimit. Parantezë: Asnjë humbje europiane nuk ishte dërrmuese dhe të gjitha erdhën me një gol diferencë (3-2 në Liverpul, 1-2 me Atletikon dhe 1-0 në Portugali), por përshtypja është se ka ende një hap për të bërë për të arritur nivelin më të lartë.