Friday, November 22, 2024

Çfarë do të ndodhë me Kuvendin në 11 dhjetor? Ja si përgjigjet Noka

Deputeti Flamur Noka foli për zhvillimet e brendshme në PD, ndërsa komentoi edhe përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’,

 ai tha se në 11 dhjetor do të ketë ndryshime statutore të cilat do të demokratizojnë Partinë Demokratike dhe një parti më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë.

Më tej, Noka theksoi se Kuvendi jo vetëm që do të bashkojë demokratët, por sipas tij do të ketë vendim për të larguar pengun.

Flamur Noka: “Ia kam thënë edhe Bashës se ajo që bëri çon ujë vetëm tek burimi i Edi Ramës. Nuk ka demokrat në Republikën e Shqipërisë dhe ata që janë jashtë shtetit që nuk e dinë këtë. Unë vij nga PD, kam qenë në atë seli para zotit Basha dhe Bardhit.. Basha dhe Bardhi janë palë në këtë konflikt politik me bazën e PD. Statusi ka parashikuar, e mbledh zoti kryetar ose ¼ vetë-mblidhet dhe njofton. Përse dolën dhe lexuan statusin e 2009 dhe rregulloren e 2010. Ka mbaruar fuqia e atij statusit. Ka njeri në Shqipëri që të mendojë se Berisha i shërben Edi Rama, edhe budalla të jesh nuk guxon ta thotë. Ka demokrat në Shqipëri që nuk ka pasur pikëpyetje që Basha mund të jetë peng i Edi Ramës. A e dini ju sa kemi vuajtur ne pas Bashës sepse na e thonin demokratët. Kudo na e kanë thënë është peng, ka shit partinë, ne kemi marrë faturë”.

-11 dhjetori çfarë do të ndodhë?

Flamur Noka: Më 11 dhjetor është Kuvendi i PD sepse një shumicë absolute. Janë mbi 300 të listuar që na kanë thënë se nuk kanë firmosur për disa arsye…Presionohen direkt apo indirekt që të jenë me Bashën dhe jo me Berishën. A donit të dinin kush është me Rama…kjo pra është. Ajo që organizoi Basha është anti-miting. Do të ketë ndryshime statusore që do të demokratizojnë PD, do ta hapin dhe sigurisht do të ketë vendim për të larguar pengun. 18 dhjetori është anti-miting , i Ramës i Soros dhe pengut të tyre

Ku do të mbyllet foltorja?

Flamur Noka: Kjo do të jetë një javë shumë e ngjeshur për Berishën dhe të gjithë demokratët. Deri ditën e premte do të mbyllet. Do të jemi në  Kurbin me demokratët dhe demokratet.

A po shkohet drejt një parti e të re?

Flamur Noka: Në datën 11 do të ketë një parti më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë rreth Sali Berishës dhe demokratëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë