Wednesday, December 25, 2024

”Borxhi 720 mln euro do vidhet”/ Berisha sulmon Bashën dhe Ramën

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzoi kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se me votën abstenuese në Parlament për borxhin 720 mln euro, bëri edhe PD-në bashkëfajtore.

Këtë akuzë, Berisha e bëri nga Lushnja ku zhvilloi Foltoren e rradhës me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Berisha tha se opozita nuk duhet ta votonte kurrë një borxh të tillë, pasi ai do të vidhet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij.

Sali Berisha: "Borxhi publik po arrin 100%. Janë vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët shqiptarë. Dhe ça ndodhi tani në fund. Në mënyrën më të pabesueshme, bashkëfajtore në borxh ish-kreu i PD, aop kryetari pa parti, bëri edhe Partinë Demokratike. A mund të imagjinoni ju që një opozitë e vërtetë t'i lejojë vetes të abstenojë, madje në komisionet e parlamentit ta votojë edhe pro një borxh prej 720 mln euro, më i madhi i marrë në historinë e vendit. Në një kohë kur ky kryeministër dhe këta ministra vjedhin edhe kur flejnë në gjumë gjithë natën, sepse i kanë ndërtuar mekanizmat. Opozita kurrë nuk mund të votonte një borxh të tillë ata të cilët u përpoqën t'ju mashtojnë ju se në 2015-ën paskemi votuar edhe ne kurrë. Ne braktisëm parlamentin nga borxhi që mori Edi Rama, sepse ai borxh do të vidhej".

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë