Ushtarët ukrainas ja kanë dalë të frenojnë avancimin e autokolonës ruse. Edhe pse bëhej fjalë për një karvan 60 kilometra të gjatë me ushtarë dhe armatime, forcat ushtarake nuk kanë avancuar dot drejt Kievit.
“Besojmë se ukrainasit që hodhën në erë atë urë kishin absolutisht një efekt në ndalimin dhe kufizimin e lëvizjes së asaj kolone. Por besojmë dhe se ata kanë goditur kolonën në vende të tjera, si dhe në sulme të drejtpërdrejta”, tha një zyrtar rus.
Nga ana tjetër, amerikanët besojnë se forcat ruse në kolonë po rigrupohen dhe po mësojnë nga gabimet e tyre. Edhe Pentagoni e pranoi se forcat ukrainase kanë mundur të bllokojnë avancimin e autokolonës ruse. Raportimi erdhi nga zëdhënësi i Pentagonit John Kirby. Ai bëri me dije se forcat ukrainase. “Ne kemi informacionet tona se një urë ka shpërthyer. Kemi sinjale se ukrainasit kanë goditur autokolonën. Besojmë se këto veprime kanë bërë që autokolona të ngecë dhe automjetet ushtarake me pajisjet logjistike të ndalojnë”, tha Kirby.