Pas situatës së krijuar disa ditë më parë, kur Graniti i tha Fifit se e do si motër, dyshja është rikthyer sërish me ngacmime. Ka qenë Fifi ajo që i ka vendosur këmbët Granitit në prehërin e tij dhe e ka thumbuar.
Modeli nga Kosova, i ka thënë që të bëjë kujdes, por ajo ka insistuar që është duke prekur vetëm barkun dhe jo ndonjë pjesë tjetër. E gjithë kjo situatë është kaluar me shikime dhe me kunja mes dyshes që nuk po konkretizojnë diçka mes tyre.
E pranishme aty ka qenë edhe Paloma, e cila në një moment ka thënë “Kujdes kullën Eifel”.