Shtrimet në spitalet Covid kanë shënuar sërish rënie. Mjekët infeksionist thonë se rastet e rënda që kanë nevojë për trajtim mjekësor janë pakësuar. Mosha e tretë dhe të pavaksinuarit mbizotërojnë.
Sa i takon fataliteteve, mjekët listojnë disa arsye pse ato janë relativisht të larta.
Aktualisht pacientet e prekur nga Covid-19 po trajtohen në dy spitale, Covid 1 dhe 3. Brenda një periudhe të shkurtër pritet që të gjithë pacientët të zhvendosen në spitalin Covid 3, për t’i hapur udhë projektit zhvillimor të Spitalit Infektiv.