Friday, November 22, 2024

Berisha: Të ngrihemi gjersa të largojmë nga pushteti, armikun më të egër të votës në historinë e këtij vendi pas Enver Hoxhës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar për faktet e farsës elektorale të 14 majit 2023, duke e quajtur ‘libri i zi’. Berisha theksoi se sot më shumë se kurrë më parë, Shqipëria karakterizohet nga fenomene dukuri ndër më të zezat në historinë e saj.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se, Shqipëria noton mbi krimin dhe se siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave e veprimtarisë e jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës, siç tha ai, armikut më të madh të votës së shqiptarëve.

‘Ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët e konsiderojnë votën të shenjtë për lirinë e tyre, për shtetin ligjor, për garancinë e jetës së tyre, veprimtarisë së tyre ekonomike, të fëmijëve të tyre, për integrimin e vendit, në të ardhmen që meritojmë, të ngrihemi.

Të ngrihemi gjersa të largojmë nga pushteti, armikun më të egër të votës në historinë e këtij vendi pas Enver Hoxhës’, tha kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të librit të farsës elektorale të 14 majit.

FJALA E PLOTË

I nderuar z. Meta, të nderuar z.  Bylykbashi, Noka, Boçi, zonja Albana Vokshi.

Të nderuar të pranishëm, zonja e zotërinj.

Sot ne jemi këtu në një akt të veçantë në 32 vite. Paraqesim para publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar, librin e zi, kushtuar farsës elektorale të 14 maji 2023.

Pse libër i zi? Shqipëria sot karakterizohet nga fenomene, dukuri nga më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi. Mjafton të kujtojmë këtu se këtë verë vendi pati dyndjen, ndofta më të madhe turistike nga jashtë, por 60% e shqiptarëve, sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë gjatë kësaj vere.

E lidh këtë sepse një e zezë tjetër e madhe që i detyron shqiptarët të largohen është skamja, varfëria e frikshme. Shqipëria një vend në të cilin polarizimi rritet me shpejtësinë më të madhe se kudo dhe dy herë më të madhe se kudo.

Shqipëria të themi të vërtetën, nëse lexon arkivën e krimit të këtij vendi, për tragjedinë më të madhe, noton mbi krimin. Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi.

Do të ju jap një sugjerim. I lexoni me qetësi dhe reflektim transkriptimet e dosjes ‘Metamorfoza’ që botojnë media. Çfarë tregojnë ato. Tregojnë se strategjia e Edi Ramës, ‘hëngshin kokën e njëri tjetrit’ është bërë strategjik e shtetit. Nuk ka më kufi mes vrasësit të paguar, dorasit, hjekësit dhe shtetit.

Do të ju jap vetëm një fragment. Pëllumb Gjoka i thotë Behar Bajrit: Pyete atë nëndrejtorin pse më arrestoi mua djalin e xhaxhait. E kishte fjalën për grupe. Pyete kush e nxiti. Behari i përgjigjet: Po po do ta pyes dhe do ta fus në borxh rëndë. Do të thotë se do ti japë  1 mln.

Nëse kthehemi tek direktiva e atij që është krim-ministër që thotë ‘kokat ti hanë njëri-tjetrit’ nëndrejtori i Policisë së Shkodrës nuk po bën asgjë tjetër veç se po zbaton direktivën kryeministrore, po krijon mundësinë që ata të vrasin njëri tjetrin.

Por ata janë me lista. Dhe në atë listë që do të lexoni, nuk janë më. Kush ishte Pëllumb Gjoka? Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë me Edi Ramën.

Tani do të ju them edhe një gjë. Pëllumb Gjoka po emëronte kryetarin e skapit. Po. Sepse Kondili që dërgoi dosjen e Bajrëve në Shkodër, bashkë me një tjetër, shpallën se këta nuk janë organizatë kriminale. Për Xhevahirin dihet, i çoi në Shkodër për ti liruar. Mori 1 mln euro. Po sa mori Kondili? E dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës.

Kondilin të cilin badiguardi i Pëllumb Gjokës, sipas disa akuzave i rrinte mbrapa në kazino, për ti dhënë topat me euro, do të na dilte nga Edi Rama kryetar i skapit.

Ndaj them se kjo shoqëri, vegjeton, jeton, fle mbi krimin, zgjohet mbi krimin. Po pse të gjitha këto. Të gjitha këto kanë një raport fatal në themel dhe ky raport fatal është se krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Kurrë kjo nuk mund të ndodhte ndryshe.

Bajrët, Pëllumb Gjoka, Banda e Durrësit, banda e Elbasanit dhe të gjitha me radhë erdhën nga të 4 anët, nga ku ishin për të shndërruar fuqinë e krimit në vota. Ky është vetëm njëri aspekt.

Askush nuk duhet ta marri këtë libër, këtë raport si një qarje, jo ky është një kushtrim. E kemi publikuar me një qëllim që çdo shqiptar që ka besimin, interesim më minimal tek e vërteta, duhet ta dijë se Edi Rama zgjedhje nuk bën.

Edi Rama vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh zgjedhje. Ky është qëllimi i këtij libri.

Ne bëmë gjithçka për përmirësimin e kodit zgjedhor, por çfarë tha në fillim të fushatës elektorale; kinezëri e partive, do më diktojnë mua ata, dhe unë nuk pyes për ta.

Edi Rama u thotë shqiptarëve, i kam vjedhur dhe do ti vjedh zgjedhjet. Por cila është tragjikja

sociale dhe politike në këtë mes. Po në mënyrë fatale, është krijuar koncepti se ky i vjedh zgjedhjet, por i fiton. Ky është gjëja më e turpshme. Ky është koncepti i njeriut të frikësuar gjer më palcë, apo njeriut të verbuar gjer në infinit, fanatik.

Është njësoj si ti thuash hajdutit, ato që ke vjedhur janë të tuat. Si ti legjitimosh hajdutit që të hajduti, që ke marrë diçka, por të tjerat janë të tuat.

Ky libër ka synim këtë, që të bindë çdo shqiptar që Edi Rama ka vjedhur dhe nuk ka fituar zgjedhje.

Po i injoroj të gjitha faktet e rreshtuara në këtë libër. Por po marr vetëm vendimet zyrtare të Edi Ramës nga fillimi gjer në fund të fushatës elektorale, jo nën rrogoz, por para kamerave u tha shqiptarëve se ky ligj zgjedhor është një kinezëri.

Nga fillimi e deri në fund me vendim qeverie vendosi tu dërgojë pensionistëve zarfin 50 mijë lekë, 683 mijë pensionistëve. Me vendim qeverie, të gjitha në kundërshtim me ligjin shpalli rritjen e rrogave në mes të fushatës  elektorale. Shpërndau miliona e miliona para për tërmetin. Vetëm në Peshkopi shpërndau 400 mln lekë për personat më aftësi ndryshe. 13 mijë pensionistë shtoi në lista pa kontribute. Këto janë të gjitha veprime zyrtare dhe nuk janë veprime me Bajrët, Bandën e Durrësit, Elbasanit etj. Janë veprime nga zyra.

Nuk regjistroi partinë kryesore opozitare në listë. U diktoi asaj kryetarin e koalicionit. 61 përfaqësuesve të koalicionit në garë u dha zero investim, kundër 1.2 mln eurove që u dha 12 të aleatit të tij të ri. Ato janë aspekte terroriste.

E vërteta është se administrata u shndërrua në polici politike dhe dihen më se cili është dallimi mes policisë partiake, policisë së fshehtë dhe administratës. Që të gjithë terror mbi zgjedhësit. Pra këto janë të gjitha me dokumente zyrtare, janë kryer në një sfidë absolute ndaj votës dhe qytetarëve shqiptar.

Pastaj ushtria e nëndheshme e krimit, hanxharëve, vrasësve duke terrorizuar në mbarë vendin qytetarët.

Atëherë çfarë është ky libër? Ky libër është një kushtrim për të gjithë shqiptarët. Me gjithë këtë batërdi, 600 mijë shqiptarë pranuan të votojnë të lirë, pranuan të votojnë kundër Edi Ramës. 510 mijë për koalicionin, të tjerë për logon, pra 600 mijë.

Cili mund të thotë se 50 mijë lekë për 680 pensionistë, rritja e rrogave për 184 mijë rrogëtarë, shtimi me 20 mijë i ndihmës ekonomike, shpërndarja e dhjetëra milionë për tërmetin. Miliona të tjerë investime në asfalte elektorale, rrugë elektorale etj., nuk kanë blerë zyrtarisht, legalisht, 100 apo 200 mijë vota. Ndaj dhe ata të cilët u bien sirenave se Edi  Rama vjedh, por i fiton ata nuk bëjnë gjë tjetër veç se bëjnë argatin e hajdutit. Firmosin një akt makabër që lejnë një komb pa të drejtë vote, reale. Votuar kemi në diktaturë gjithë kohën ne edhe me darje e daulle, votohej.

Është ky libër një kushtrim për tu ngritur. 600 mijë kanë votuar si idealistë, nga këta janë të ftuar të lexojnë këtë libër. Cilido që mendon se Edi Rama vjedh, por i fiton zgjedhjet, Edi Rama nuk i fiton zgjedhjet. Edi Rama është shndërruar në një sundimtar të urryer të shqiptarëve, që nuk i lë ata të votojnë. Për Ramën ka vetëm një qëllim, pushteti dhe pasurimi i familjes së tij.

Ndaj dhe duke falënderuar të gjithë ata që kanë punuar për këtë libër, ta shpërndajmë ne në të gjithë Shqipërinë dhe 4 anët e botës, por me qëllimin më madhor, të ngrihemi të vendosim të ngrihemi. Një opozitë që nuk ngrihet në protesta të fuqishme, ajo humbet, tretet.

Do u rikujton këtu publikisht rastin e Venezuelës. Në Venezuelën e Moduros, opozita i fitoi zgjedhjet. Presidenti Donald Trump e ftoi shefin e opozitës, i tha se SHBA të njohin ty si president. Ai tani nuk dihet se ku është. Diku është, por nuk dihet. Po su ngrite të ardhme s’ke. Nuk rrëzohen regjimet totalitare përveç se me lëvizje të qëndrueshme të fuqishme.

Ndaj ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët e konsiderojnë votën të shenjtë për lirinë e tyre, për shtetin ligjor, për garancinë e jetës së tyre, veprimtarisë së tyre ekonomike, të fëmijëve të tyre, për integrimin e vendit, në të ardhmen që meritojmë, të ngrihemi.

Të ngrihemi gjersa të largojmë nga pushteti, armikun më të egër të votës në historinë e këtij vendi pas Enver Hoxhës.

Faleminderit shumë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë