Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një ftesë të hapur kryedemokratit Lulzim Basha nga foltorja me të rinjtë demokratë.
Berisha ka thënë se Basha duhet të ishte duke debatuar me Belind Këlliçin, apo edhe vetë atë, por jo të fshihej dhe të trembej nga të rinjtë.
Berisha tha se të rinjtë e FRPD-së duhet ta ftojnë Bashën e t’i mësojnë atij “ABC”-në e demokracisë, pasi sipas tij, kreu i PD po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë.
Sali Berisha: ”Po të ishte burrë, duhet të ishte këtu, me Belindin, me Rigersin, me mua, në një debat të hapur. Forumi juaj ka statutin e vetë, ka drejtuesit e vetë. Forumi juaj nuk është pronë e askujt por është tërësi e idealeve tuaja më fisnike.
Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit. Askush nuk është kundër proceseve zgjedhore në radhë tuaja, por ato janë kopetencë ekskluzive vetëm e juaja.
Ju sugjeroj të ta ftoni në një debat, të mos fshihet i thoni dhe të dalë ballë për ballë e të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë, se po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë.”