Ish-kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar haptazi kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv.
Nga Pogradeci, ku zhvilloi Foltoren e rradhës, ai tha se në atë debat do ia numërojë të gjitha mëkatet e këtyre 8 viteve Ramës.
Sali Berisha: Kam një mesazh për Edi Ramën. Edvin, je i pashpresë, foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Berishën do të bashkohen të gjithë burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor dhe të gjitha ata që jetojnë me djersën e ballit të tyre, të gjithë ata që e konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar.
Para se të të japim duart dua të të ftoj në një debat televiziv dhe të t’i numëroj të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre 8 viteve, dhe pastaj mbathja në Beograd se atje të presin me krahët haptazi.