Saturday, September 13, 2025

Berisha: Selinë e PD do ta çlirojmë nga bandat

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, u shpreh se selia e demokratëve do të çlirohet pa asnjë mëdyshje, nga bandat dhe blindet e turpshme.

Berisha tha se demokratët në 8 janar kërkonin të nxirrnin nga shtëpia e tyre, bandidët e armatosur.

Demokratët në datën 8 janar nuk kërkonin asgjë tjetër veç atë që do bënte çdo qytetar i lirë, të nxirrnin banditët dhe bandën nga shtëpia e tyre.

Kush është ai qytetarë që nuk kërkon të largojë banditët nga shtëpia.

Ne atë seli do ta çlirojmë nga bandat dhe blindet e turpshme. Mos keni mëdyshje, kurrë ne nuk japim pluralizmin, demokracinë, PD-në, nuk shkelmojmë mbi interesat e Shqipërisë.

Ju ftoj nga kjo ditë flakën, dritën e këtij revolucioni ta çojmë në çdo votër të shqiptarëve dhe të rikthejmë edhe njëherë fitoren plebishitare të vitit 1992’, – tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha gjatë takimit në Shkodër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë