Sunday, July 6, 2025

Berisha për përmbytjet: KESH kreu krim, nuk njoftoi që po hapte turbinat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për përmbytjet në veri të vendit.

Nga fshati Kuç i Shkodrës, ku vizitoi banorët e zonës, Berisha u shpreh se janë hapur portat e hidrocentraleve dhe nuk kanë njoftuar kryetarin e bashkisë.

“Nga mbrëmë deri para pak, kanë derdhur 2 mijë metra kub. 1400 a më shumë me turbina. Prandaj kanë bërë këtë përmbytjet ata me këto shkarkime kriminale. Kriminale se ishte e parandaluar. Kur kanë kryer krimin, nuk kanë njoftuar kryetarin e Bashkisë, nuk ju kanë njoftuar juve. Ata duhej të njoftonin disa orë përpara.

Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë që dje kërkoi që KESH të njoftonte për çdo lëvizje. KESH duhej të njoftonte, ata e kanë detyrim që të njoftonin. E kanë detyrim ligjor. Por ata donin të vidhnin me importin e energjinë. Donin të vidhnin 10 milionë euro në katër ditë”, theksoi kryedemokrati.

Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dënuara të shiut të ditëve të fundit.

Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë