Saturday, September 13, 2025

Berisha nuk ndalet, tregon lëvizjen e radhës

I pyetur nëse do të ketë sërish protestë si ajo e 8 Janarit, Sali Berisha fillimisht ftoi demokratët e Shkodrës në takim mesditën e së dielës.

Ai po ashtu siguroi se selia blu do t’u rikthehet demokratëve.

“Së pari ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në Pallatin e Sportit, në orën 11:00. Revolucioni nuk ndalet. Ju garantoj se selia do i rikthehet PD”. Statuti i Partisë Demokratike i votuar nga 4900 delegatë me datën 11 Dhjetor ka një nen në të cilin sanksionon se selia e Partisë Demokratike është ajo ndërtesë në të cilën sot Lul brava e ka shndërruar në çerdhe krimi, në një bunkier të turpit të historisë. Selia do iu kthehet demokratëve. Nuk ka forcë në botë që ta marrë selinë. Ta shndërrojë në kulla siç e patë dhe ju projektin grabitqar. Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse t’i vëmë emrin Xhorxh Soros atij parku”

“Do ketë takime të fuqishme me qytetarët, edhe për përgatitjen e terrenit të protestave të fuqishme. Do ketë pastaj tryeza të rumbullakëta ku do të elaborohen mendime për fusha dhe probleme të ndryshme. Do ketë një veprimtari multidimensionale. Pa asnjëlloj dyshimi selia do i rikthehet PD”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë