Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Korçë ku po zhvillon takimin e radhës me demokratët në kuadër të nismës “Foltorja për PD.”
Zoti Berisha tha se është e nevojshme rikthimi i votës së lirë brenda partisë. Më tej ai shtoi se nuk do jetë kusht që kryetari i partisë të jetë kryeministër, kryeministër do zgjidhet anëtari që ka më shumë vota.
Sali Berisha: “I kemi gjërat e qarta se çfarë duhet të bëjmë. Pse fituam në 2005? Nuk është se s’kishim sherre, kishim, nuk është se s’kishim përçarje, kishim, por u ngritëm mbi të gjitha këto dhe u bashkuam. Mjafton bashkimi? Jo. Duhet hapje e madhe, duhet të përthithim forcat, ekspertët më të mirë në mënyrë që qeverisja jonë të ketë përgatitjen më të mirë.