Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është një arritje të madhe për shqiptarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se aryesja pse BE-ja refuzoi hapjen e negociatave 5 herë në vitet e fundit, është për shkak të lidhjes së kryeministrit Edi Rama me krimin dhe korrupsionin.
Po ashtu, sipas kryedemokratit, mosplotësimi i kushteve të vendosura ishte një tjetër arsye pse u vonua hapja e negociatave.
Berisha thekson se Partia Demokratike do ta shpëtojë vendin nga regjimi i Edi Ramës, teksa shtoi se me të djathtën në pushtet, rruga e integrimit do të njohë nornalitetin dhe shpejtësinë që meriton.
Këtë të martë u zhvillua Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, çka shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave.
Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.