Friday, November 22, 2024

Berisha mbërrin në selinë e PD

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është rikthyer sot në selinë e PD-së.

Pak para tij në selinë e demokratëve, shkruan disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, të cilët u pritën nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.

Një pjesë e anëtarëve të Komisionit vazhduan takimin e thirrur më herët.

Në selinë e PD-së, po zhvillohet një takim mes Komisionit të Rithemelimit dhe Alibeajt dhe Bardhit.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se mbledhja po mbahet në zyrën e Gazment Bardhit.

Grupi i deputetëve që ndodhet në selinë e PD janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, si dhe përfaqesuesi ligjor i Foltores, Ivi Kaso.

Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë