Tuesday, June 6, 2023

Berisha: Fusha e mbetjeve në Sharrë u shndërrua në minierë floriri për Ramën

Must Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është kreu i një organizate kriminale dhe shtoi se fusha e plehrave në Sharrë, është shndërruar në minierën e floririt për të dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, Rama ka negociuar dhe firmosur një kontretë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe me praktikat e prokurimeve.

“Një hetim i hollësishëm, serioz, i dokumentuar, i publikuar dje nga Partia e Lirisë, dëshmon në mënyrë përfundimtare denoncimin që kemi bërë me dhjetëra herë dy vitet e fundit, se Edi Rama është kreu i organizatës kriminale dhe se në rastin konkret, fusha e plehrave në Sharrë është shndërruar në minierën e floririt për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Dje u faktua se Edi Rama, për sipërmarrjen e tij, me të cilën pret çdo ditë euro, ka mashtruar publikisht dhe nën betim. Që Edi Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve që po përvetësojnë qindra milionë euro, kjo faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme me firmën e tij për kontratën e djegësave, kontratë që është negociuar dhe firmosur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me praktikat e prokurimeve”, theksoi kryedemokrati.

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img
Latest News

Cardi B Deletes Instagram After Social Media Backlash Over Her Historic Grammys Win

 The main thing that you have to remember on this journey is just be nice to everyone and always...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img