Tuesday, July 1, 2025

Berisha fton në debat Ramën dhe Bashën

Ish kryeministri Sali Berisha, ka ftuar në debat televiziv, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. 

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha tha se i sfidon të dy bashkë në debat dhe ftoi Ramën “të marrë pengun me vete” dhe të dalin në TV. 

“Ftoji të dy ti këta të vijnë. Me një panel. Të vijnë në debat. Çoju të dyve. Të vijë Rama, të marrë pengun me vete”, tha Berisha.

“Basha është në një ligësi progresive të pandalshme”

Berisha ka folur për akuzat e fundit të Bashës ndaj tij dhe degjenerimin e marrëdhënieve mes tyre. 

Në politikë, normal që qëndrimet ndryshojnë por, arsyetohen dhe argumentohen. Në rastin konkret, më kujton një tregim të Lazër Stanit, ku shkojnë duke u hequr cipat njëra pas tjetrës. Në këtë moment ky shëmbëllen si një njeri që në cdo fjalë dhe çdo ditë i heq vetes një cipë të ligësisë së tij. Njeriu mund të bjerë në kundërshti, mund të bjerë në armiqësi, por ka kufijtë për veten e tij, jo për kundërshtarin e tij.

Kurse ky e lëshon veten në mënyrë të përditshme, në gjuhë me të cilën dëshmon se… koha është ajo që tregon të vërtetën, gënjeshtrën, virtytin. Ky çdo ditë shpalos një nga këto aspektë të karakterit të tij, që gjeri sot është unik në historinë e politikës shqiptare.

Çdo politikan, në historinë 30 vjeçare, në çdo vështirësi që ka rënë, ka arritur të marrë vendime, të cilat në një formë apo tjetër, kanë treguar një nanogram integriteti politik.

Njeriu ruan një esencë të politikanit.

Kjo është e njëjta gjë që bën ky kur do të shesë ditën për diell, 2 mijë për pesë mijë. U thotë shqiptarëve që 2 mijë është 5 mijë.

Ai nuk është në mohim, është në një ligësi progresive të pandalshme. Ndryshe nuk kam si e shpjegoj. Dostojevski ka një gjë interesante për gënjeshtrën. Ai thotë që njeriu që gënjen dhe arrin në fazën që i beson gënjeshtrat e tij, ky është njeri i rrezikshënm.

Kalon nga homo sapiens në specie të tjera“, tha Berisha. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë