Sali Berisha i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të dalë dhe të tregojë para qytetarëve për dosjet “Muzin” dhe “Toyota Yaris”, teksa thotë se kryedemokrati për burg për shkak të këtyre dy dosjeve.
Ish-kryeministri u shpreh se Basha u ndihmua nga Rama, me këtë të fundit që urdhëroi që çështja e kryedemokratit të mos shkonte në Gjykatën e Lartë. Përsa i përket dosjes “Toyota Yaris”, Berisha akuzoi Bashën se i ka ndarë lekët me Taulant Ballën ose me grupin kriminal.
Gjithashtu ai tha se do të jetë në politikë deri në moshën 95 vjeçare.
Sali Berisha: “Zoti Basha, dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen “Muzin”, dosje në të cilën je i përshtatëshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju se çfarë ndodhi me dosjen në Apel? Me urdhër të Edi Ramës dhe porosi të transmetua nga Agaçi i tij, prokurori dosjen Muzin nuk e çoi në Gjykatën e Lartë dhe i skapoi afati. Thuaji qytetarëve Lul, pse Edi Rama ta bëri këtë nder?
Kaq e zezë për ty është edhe dosja “Toyota Yaris”. Demnoncon në Parlament se do vijnë 5 milionë euro ditën e shtunë në këtë orë. I them unë “nga e more vesh”? Më tha se e mori në telefon një kamarier. I thashë “po bën një gabim të madh sepse ata e morën vesh”. Jo më tha se po ndiqen në GPS. Do ti që erdhën vërtet ata, po 1.5 milion euro fluturuan.
Vijnë hetuesit belg për të marrë në pyetje Lulzim Bashën,. Por ai nuk u shkon. I thashë “shko thuaju që të ka marrë një kamarier në telefon”. Po i them: Lulzim, Toyotan o e ndave me Taulantin, o me grupin kriminal. Edi Rama është sot, nesër ikën, ti do përballesh me drejtësinë, pa e zbardhur atë çështje do kesh vështirësi të mëdha. U kam thënë socialsitëve që “këtu do më keni derisa të jem 85 vjeç, tani po u them se do më keni, nëse më lejon i madhi Zot, deri 95 vjeç”